Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i arrave lufton plakjen.

Studiuesit nga Spanja dhe Kalifornia zbuluan se ngrënia e arrave nga të rriturit e shëndetshëm kishte pak efekt në funksionimin e tyre, ndërsa efekti më i madhe ishte tek të rriturit e moshuar që pinë duhan.

Studimi përfshiu afërsisht 640 të moshuar, me grupin eksperimental që konsumonte arra çdo ditë për dy vjet, transmeton KP.

Arrat përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe polifenole, të cilat, sipas konstatimeve të mëparshme, luftojnë stresin oksidativ dhe inflamacionin, faktorë përgjegjës për rënien e funksionit njohës.

Joan Sabate, profesor i ushqyerjes dhe epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Universitar Loma Linda ishte i para që gjeti një rënie të kolesterolit në gjak nga konsumi i arrave.

17 përfitimet nga konsumi i arrave:

  • Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.
  • Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.
  • Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.
  • Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.
  • Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.
  • Ushqim për flokun: Vaji i arrive përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.
  • Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.
  • Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.
  • Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.
  • Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.
  • Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.
  • Përmirëson cilësinë e spermës: Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.
  • Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.
  • Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.
  • Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.
  • Forcon imunitetin: Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.
  • Shëndetin e enëve të gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impact në eneët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e enëve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.
Share This