Me 66 Për dhe 10 Abstenime, është formuar Qeveria e re e Kosovës me kryeministër Albin Kurti.

Pas një dite maratonike me një seancë të filluar nga ora 10 e mëngjesit, është votuar qeveria e re e Republikës së Kosovës.

Me të ardhur votimi, anëtarët e PDK-së kanë lëshuar seancën duke mos qenë prezentë.

Albin Kurti bashkë me kabinetin e ri qeveritar është betuar solemnisht.

Në fjalimin e tij, Kurti ka thënë: “Sot po e hapim një kapitull të ri në Kosovë. Po e jetësojmë entuziazmin dhe shpresën e qytetarëve të cilët vendosën më 6 tetor”.

Share This