Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar sot thirrjen e seancës për votim të qeverisë së re, që është caktuar të mbahet të hënën në ora 11:00.

I pari i shtetit thotë se i mbetet spektrit politik që të shohin mundësinë për krijimin e qeverisë stabile, sa më shpejtë që të mundet.

“Unë si president i vendit do të respektoj kornizën e përgjegjësive kushtetuese, mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtutjeshëm. Edhe iniciativa për mbajtjen e seancës është në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, mendoj se është një hap i menduar prej mandatarit dhe obligim që e ka marrë natyrisht kur është mandatuar nga ana ime, i mbetet spektrit politik që të shohin mundësitë e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që kemi qeveri sa më shpejtë që të mundet. Kosovës i duhet një qeveri stabile, efektive, për respekt të vullnetit qytetar dhe orientimit euroatlantik pra të një bashkëpunimi të ngushtë BE-së, Shtetet e Bashkuar dhe NATO-s”, thotë ai.

Share This