Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se a do ta votojë qeverinë e Albin Kurtin nëse dështojnë ta arrijnë bashkë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Tash ne jemi shprehur më datën 26 dhjetor se në qoftë se do të thotë na ndahen rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata nuk vazhdojnë edhe më tutje negociatat me ne dhe bashkëqeverisjen me ne, atëherë ne do të votojmë një qeveri të tillë, por jo pa kushte. Duhet të dimë se çfarë do të jetë ajo qeveri, çfarë programi do të ketë, çfarë i ofron Kosovës, sepse nuk kemi mundësi që jashtë përgjegjësisë sonë të votojmë e pastaj e të mos dimë se çfarë do të bëjë ajo qeveri”, ka thënë Mustafa.

Ende nuk dihet nëse Kurti dhe Mustafa do të kenë takimin e radhës , në tentim për ta arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

Share This