Adoleshentja 17-vjeçare Nilashni Patel nga India është future në librin e rekordeve Gines, duke marrë epitetin si “adoleshentja me flokët më të gjata në botë”.

Mësohet se Patel nuk ksihte prerë flokët për më shumë se një dekadë, pas një përvoje të keqe që kishte pasur në një sallon ondulimi.

Siç bënë të ditur edhe Libri i Rekordeve, gjatësia e flokëve të adoleshentës është 1,82 cm.

Babai i saj është shprehur se vajza i është shndërruar në një person të famshëm për shkak të gjatësisë së flokëve. Madje, sipas tij, ajo ka fituar nofkën “Rapunzel”, që konsiston në gjatësinë e flokëve të progatonistes së filmit të animuar.

Sipas babait, ajo ka 11 vite prej se ka prerë flokët për here të fundit. 

Share This