Në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj.

Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova

Në vitin 2019, në Zvicër kishin migruar 140 554 persona, 467 persona më shumë se në një vit më parë (+ 0.3%). Prej tyre, 97 556 njerëz (+1264) kanë emigruar nga shtetet e BE-së ose EFTA-s, ndërsa 42 998 persona (-797) nga vendet e treta, shrkuan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, 79 973 shtetas të huaj janë larguar nga Zvicra. Si rezultat, emigracioni është ulur për 1 për qind në krahasim me një vit më parë.

Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj  në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova. Një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër kishte qenë  113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të  huajve.Po këtë përqindje, (5.4%) sipas Zyrës Federale për Statistikë kosovarët e arrijnë edhe në fund të vitit 2019. Rritja e numrit të shtetasve të Kosovës gjatë një viti rezulton të ketë qenë për gjithsej rreth 300 veta.

Statistika e përmendur thotë se në fund të vitit 2019 në Zvicër jetonin mbi 67 mijë shtetas të Maqedonisë, që përbënin 3.2 % të të gjithë të huajve. Siç dihet, shumica e madhe e tyre janë me etni shqiptare. Por, ashtu si dhe në rastin e shtetasve të Kosovës, statistikat zyrtare të Zvicrës nuk i referohen etnisë por përkatësisë shtetërore.

Share This