Ruajtja në mënyrë të duhurë, është shumë e rëndësishme për ta ruajtur cilësinë dhe shijen e fasules.

Nëse jekeni fasule të pjekur nga kopshti juaj, gjëja e parë të cilën duhet ta bëni është që ta pastroni dhe ta lini në diell tri ditë.

Armiku kryesor i fasules është krimbi, i cili e ha dhe atëherë ai bëhet i papërdorshëm për ushqimin e njeriut.

Një truk i vogël dhe i suksesshëm kundër krimbit është që fasulen ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë një ditë e gjysmë dhe në atë mënyrë të siguroni që dëmtuesit të mos shfaqen.

Pastaj nxirreni nga frigoriferi fasulen dhe ruajeni në qese letre. Mund ta ruani edhe në kavanoza.

Për të mos e sulmuar fasulen krimbi, në të mundeni të vendosni pak fletë arre.

Ruajeni fasulen në vend të ftohtë, larg nga rrezet direkte të diellit.

Share This