Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëshit e fundit, ku është bërë e ditur se janë shqiptuar 1 mijë e 408 gjoba për shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit

40 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në Kosovë, ku 17 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 23 me dëme materiale.

19 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 9 në vuajtje të dënimit, bën të ditur policia në statistikat e publikuara.

Share This