Këngëtarja e famshme botërore, Beyonce, ka shkëlqyer me fustanin e dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z kanë marrë pjesë në Clive Davis pre-Grammy Gala në fustanin e kuq të satenit, duke shfaqur format e saj të mrekullueshme të trupit..

Fustani i dizajnuar nga Valdrin Sahiti i ka zbuluar këmbën dhe gjoksin artistes me trupin bombastik, ndërsa duket se është argëtuar shumë në këtë fustan, teksa ka pozuar shumë e qeshur në fotot që ka ndarë me fansat në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh të vishet nga kreatorë shqiptarë për një nga festat e rëndësishme që ajo ndjekë gjatë vitit.

Beyonce gjatë muajit dhjetor u shfaq në një fustan elegant të Kujta&Meri, të cilin e veshi për të marrë pjesë, bashkë me bashkëshortin Jay Z në festën e organizuar për ditëlindjen e mikut të tyre, reperit dhe biznesmenit të njohur, Diddy.

Share This