Sekretari i PDK-së për Prishtinë, Bujar Cakolli, nëpërmjet rrejtit social në Facebook, shkruajti se duhet të hiqet taksa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj.

Këtë ai e arsyeton se është kërkesë e ShBA-ve e që të cilat duhet të realizohen duke pas parasysh miqësinë me ta, e kontributin që e dhanë për Kosovën.

“Problem kishte me qenë nëse Amerika dhe Grenelli kishin me thanë “hiqeni taksën dhe bleni produkte serbe”. Mirëpo përderisa kërkesa e Amerikës është vetëm “hiqeni taksën”, qeveria e Kosovës qoftë ajo e Haradinajt qoftë kjo e Kurtit, këtë duhet ta bënin mbrenda 24 orëve! Kjo kërkesë është shumë e vogël në raport me SHBA-të të cilët shumëherë gjatë historisë na shpëtuan nga fundosja si popull, dhe roli i saj ishte përcaktues për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë!”, ka shkruar Cakolli.

Mirëpo, këtë mendim, nuk e ka edhe shefi i Cakollit, Kadri Veseli.

Kjo të paktën duket nëpërmjet një deklarate të tij që e kishte bërë në rrjete sociale, e ndaj të cilës i ishte përgjigjur edhe i dërguari special i Donlad Trump, Richard Grenell.

Ky i pati thënë Veselit, se ShBA po e kërkojnë heqjen e taksës, e për arsyen e kësaj do të ishte i lumtur t’ia shpjegonte Veselit

Share This