Thuhet se ka pasur 27 sulme të këtij lloji në Britaninë e Madhe këtë vit.

Bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar vjedhin tastierat PS5 nga kamioni në lëvizje. Si rregull, ata hipin mbi çatinë e makinës së tyre dhe futen në kamionin që mbante PS5.
Ky marifet njihet si “Rollover”, siç raportohet nga The Times. Pajisjet televizive, produktet kozmetike, telefona inteligjentë dhe cigare janë gjithashtu mallra të vjedhura.

Thuhet se këtë vit kanë ndodhur të paktën 27 bastisje të këtij lloji në Britaninë e Madhe. Ato që ndodhën midis janarit dhe shtatorit 2020 thuhet se kanë shkaktuar dëme prej mbi 70 milionë euro, sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Krimeve të Automjeteve Britanike, transmeton Telegrafi.

Bandat zakonisht përdorin tre automjete për të rrethuar kamionin – një përpara, një prapa dhe një anash.

Njëri prej kriminelëve ngjitet nga pjesa e pasme e kamionit. Zakonisht hajduti përdor një mjet për të hapur dyert e pasme të kamionit të dorëzimit. Ai u hedh paketat drejt makinës që është prapa tij.

Share This